Ozil ‘shpërthen’ ndaj kritikëve

  • 29 March 2017 - 20:19
Ozil ‘shpërthen’ ndaj kritikëve

Mesut Ozil ka reaguar ndaj atyre që po e kritikojnë për paraqitjet e tij në Arsenal.

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil ka qenë shumë i kritikuar këtë edicion, për shkak të lojërave jo të mira me skuadrat e mëdha.

Por, Ozil reagon duke thënë se, vetëm ai kritikohet kur Arsenali luan keq.

“Kur skuadra ka ecuri negative, dikush ka nevojë që të gjejë fajtorin. Fatkeqësisht shumicën e kohës ai jam unë”, ka thënë Ozil për mediat angleze. 

(Kosova Sot)