Hysaj ja she sherrin Shqipërisë, lajme të këqija nga Italia

  • 29 March 2017 - 20:54
Hysaj ja she sherrin Shqipërisë, lajme të këqija nga Italia

Mbrojtësi i përfaqësueses pësoi një dëmtim në minutat e fundit të sfidës ndaj Bosnjës dhe pas sfidës pranoi se ndjente pak dhimbje.

Mbrojtësi i djathtë është një element i rëndësishëm i Napolit, ndaj ai pas mbërritjes në Itali, ka udhëtuar menjëherë drejt klinikës së klubit ku i është nënshtruar një kontrolli të hollësishëm për të parë gjendjen e tij.

Mediat italiane raportojnë se sinjali më pozitiv deri tani është se kavilja e dëmtuar nuk ka pësuar ënjtje, ndaj pritet një riaftësim i shpejtë i futbollistit i cili sot është lënë pushim në stërvitjen e pasdites. Ai është lënë në dorë të fizioterapistëve të klubit, të cilët do të mundohen ta riaftësojnë në kohë nëpërmjet masazheve, siç kanë bërë që sot.

Ndeshja e Serisë A mes Napolit dhe Juventusit luhet të dielën në darkë, ndërsa dy skuadrat do të ndeshen përsëri edhe të mërkurën, këtë radhë për Kupën e Italisë.

(Kosova Sot)