FIFA dënon Kosovën

  • 28 April 2017 - 11:12
FIFA dënon Kosovën

FIFA e ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës me 3 mijë franga zvicerane

Komiteti Disiplinor i FIFA-së e ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës me 3 mijë franga zvicerane për shkeljet e bëra në ndeshjen me Islandën, të luajtur më 24 mars në stadiumin "Loro Boriçi".

Kjo nuk është hera e parë që Kosova dënohet nga FIFA. FFK për shkeljet e bëra në ndeshjen me Kroacinë, Kosova ishte gjobitur me 30 mijë franga zvicerane.

Gjoba është shumë më e vogël, 3.000 franga zvicerane, por shqetësuese për Federatën e Futbollit të Kosovës është që ndaj Kosovës për dy ndeshjet e deritashme janë zhvilluar dy procese dhe janë dhënë dy dënime.

Gjoba prej 3.000 frangave (2.775 euro) është shoqëruar me një vërejtje për drejtuesit e futbollit kosovar, që në ndeshjet e ardhshme të jenë me të kujdesshëm ose do të pësojnë keq.

(Kosova Sot)