Barça e do me çdo kusht Verrattin, tashmë janë takuar dy herë me agjentin e tij

  • 28 April 2017 - 13:09
Barça e do me çdo kusht Verrattin, tashmë janë takuar dy herë me agjentin e tij

Raportohet se Barcelona ka hapur bisedimet për të nënshkruar këtë verë me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti.

Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit e Barçës dhe agjenti i Verratit, Donato Di Campli, janë takuar dy herë – së pari në Camp Nou, kur katalanasit mposhtën 6-1 PSG-në dhe një herë të dytë, gjatë barazimit 0-0 me Juventusin javën e kaluar.Gazeta spanjolle shpjegon se reprezentuesi italian ishte “shumë i ngazëllyer” kur dëgjoi për bisedimet dhe e konsideronte një veprim të tillë si një vendim “të rëndësishëm dhe vendimtar” në karrierën e tij.

Kjo vjen edhe si shkak i lodhjes nga dështimi i gjigantëve francezë për të konkurruar në Ligën e Kampionëve me skuadrat e mëdha evropiane

Megjithatë, PSG nuk është e njohur për shitjen e lojtarëve më të mirë, madje më shumë për ekipet që ata i konsiderojnë si “rivalë të drejtpërdrejtë”, që do të thotë se Barça duhet të jenë të përgatitur për të bërë shumë më tepër.

Sidoqoftë, Mundo Deportivo thotë se në mendjen e 24-vjeçarit italian është një fjalë e vjetër: “nëse nuk mund ta mposhtni armikun tuaj, bashkohuni me ta”

(Kosova Sot)