Trepça ’89 me kërkesë interesante në drejtim të FFK-së

  • 19 May 2017 - 18:25
Trepça ’89 me kërkesë interesante në drejtim të FFK-së

Trepça ’89 edhe zyrtarisht është kampion i Kosovës për edicionin 2016/17. Mirëpo, ceremonia e ndarjes së trofeut për mitrovicasit do të ndodhë në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Feronikelit.


Sipas kalendarit, xhiro 33 do të zhvillohet fundjavën e ardhshme më 28 maj.

Mirëpo, ekipi mitrovicas ka bërë kërkesë në FFK që ndeshja me Feronikelin të zhvillohet të mërkurën për shkak se në fundjavën e ardhshme do të jetë ditë Ramazani dhe shumëkush mund të mos vijë në stadium për këtë arsye.

Tashmë i ka mbetur FFK-së për të vendosur për një gjë të tillë.

Kujtojmë se edhe Gjilani kishte bërë kërkesë që dueli i tyre me Dritën të luhet të dielën, por një gjë e tillë u refuzua dhe sfida zhvillohet nesër.

(Kosova Sot)