Askush si Marcelo (Foto)

  • 19 May 2017 - 23:50
Askush si Marcelo (Foto)

Marcelo po shijon një tjetër sezon spektakolar me Realin

Mbrojtësi brazilian, Marcelo, po shijon një tjetër sezon spektakolar me Real Madridin, i cili deri më tani ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 45 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.

Sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, Marcelo është mbrojtësi i vetëm në top pesë ligat evropiane që deri më tani ka dhuruar 10 asiste në sezonin 2016/17.

Ky sezon i mrekullueshëm në aspektin individual, mund të shndërrohet në një sezon të paharrueshëm edhe në atë ekipor.

Kjo për faktin se Real Madridi është në garë për dy tituj, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

La Liga, që nuk e kanë fituar që nga viti 2012, është në duar të tyre. Ata kanë nevojë vetëm edhe për një pikë në xhiron e fundit ndaj Malagas, për t’u shpall kampionë.

Derisa në Ligën e Kampionëve, Reali synon të bëhet klubi i parë që e fiton dy herë me radhë këtë trofe, që me 3 qershor, do të përballen me Juventusin në Cardiff.

(Kosova Sot)