Zyrtare: Pas Navasit e Clichyt, City largon edhe dy futbollistë

  • 25 May 2017 - 21:23
Zyrtare: Pas Navasit e Clichyt, City largon edhe dy futbollistë

Manchester City po vazhdon largimin e lojtarëve prej radhëve të veta.

Citizens ka konfirmuar se nga skuadra janë larguar portieri Willi Caballero dhe mbrojtësi Bacary Sagna.

Paradite ekipi i udhëhequr prej Pep Guardiolës ka liruar edhe Jesus Navasin dhe Gael Clichyn.

Sagna ka luajtur tre sezonet e fundit me Manchester Cityn, me të cilin ishte bashkuar nga Arsenali më 2014.

Caballero ishte transferuar te klubi anglez nga Malaga, poashtu më 2014 dhe ka bërë 48 paraqitje për “Qytetarët”. 

(Kosova Sot)s