Georgina në krah të Ronaldos, portugezi nuk po mendon shumë për akuzat (Foto)

  • 25 May 2017 - 22:34
Georgina në krah të Ronaldos, portugezi nuk po mendon shumë për akuzat (Foto)

Cristiano Ronaldo ka postuar në Instagram foto me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duket se nuk po e vret shumë mendjen për akuzat në drejtim të tij për evazion fiskal.

Ai ka qenë aktiv në rrjetet sociale para pak minutave, ku ka postuar një fotografi me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Gjatë ditës u raportua zyra e taksave në Spanjë ka përfunduar hetimin për sulmuesin e Realit dujke ardhur në përfundim se portugezi ka fshehur shumën e 15 milionë eurove nga vitit 2011 deri në 2014 dhe mund të ketë masa ndëshkuese.

Sipas Marca, nëse gjithçka del të jetë e vërtetë, ai mund të dënohet nga 15 muaj deri në pesë vjet burgim. 

(Kosova Sot)