Flet Xhaka pasi fitoi Kupën e Zvicrës (Foto)

  • 25 May 2017 - 23:06
Flet Xhaka pasi fitoi Kupën e Zvicrës (Foto)

Pas triumfit në ligë, Taulant Xhaka e ka fituar me Baselin edhe Kupën e Zvicrës.

Baseli e ka fituar edhe Kupën e Zvicrës, duke e mposhtur në finale Sionin me rezultat bindës, 3:0.

Kjo fitore e ka gëzuar edhe mesfushorin shqiptar, Taulant Xhaka, i cili ishte titullarë në këtë finale.

“Dëshiroj nga zemra të përshëndes të gjithë tifozët e mi për mbështetjen e dhënë!!!”, shkroi Xhaka në Facebook.

“Është një ndjenjë e papërshkrueshme të mbash në dorë kupën e Zvicrës nga viti 2012 e deri tani. Faleminderit të gjithëve”, shkruhet më tej në postimin e Xhakës në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot)