“Barcelona ofroi më shumë para se Reali për Vinicius Junior” (Foto)

  • 25 May 2017 - 23:11
“Barcelona ofroi më shumë para se Reali për Vinicius Junior” (Foto)

Oferta e Barcelonës ishte më e mirë në aspektin ekonomik, por Vinicius pëlqeu projektin e Real Madridit.

Frederico Pena, një ndër përfaqësuesit e Viniciues Junior, ka bërë të ditur se oferta e Barcelonës ishte shumë më e mirë se e Real Madridit në aspektin ekonomik, por 16 vjeçari zgjodhi “Los Blancos”

Talenti brazilian, Vinicius Junior, tashmë është lojtar i Real Madridit. Ai u ble nga Flamengo për 45 milionë euro, në të cilën skuadër do të qëndrojë deri në vitin 2019.

“Propozimi ekonomik i Barcelonës ishte më i lartë se ai i Real Madridit, por ne arritëm marrëveshje me Real Madridin”, tha Frederico Pena.

“Vinicius e pëlqeu më shumë projektin e Real Madridit, por të gjithë kanë përshtypjen se lojtari ka zgjedhur financiarisht, gjë që nuk është e vërtetë”, shtoi ai, i cili gjithashtu konfirmoi se Reali ishin më të mirë në negociata. 

(Kosova Sot)