Di Maria gjithnjë e më afër gjigantit italian

  • 25 May 2017 - 23:50
Di Maria gjithnjë e më afër gjigantit italian

Interi e ka seriozisht për Di Marian, i cili mund të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm.

Angel Di Maria mund të largohet nga Paris Saint Germaini në fund të sezonit. Kështu bën të ditur e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Sipas “Tuttosport”, Di Maria do të ndërrojë skuadër gjatë verës dhe Interi tashmë ka filluar negociatat me klubin francez.

Për Di Marian është raportuar se kërkohet edhe nga Barcelona, por argjentinasi mund të mos transferohet në “Camp nou” për shkak të viteve të kaluara te Real Madridi.

Di Maria ka bërë 40 paraqitje për PSG-në në gjitha garat këtë edicion, duke shënuar 13 gola, sezoni i dytë më i mirë në karrierë sa i përket finalizimeve, pasi në vitin e parë në “Parc des Princes” shënoi 15 gola. Në Madrid më së shumti ka shënuar 11. 

(Kosova Sot)