Largohen Ibrahimovic e Rooney, Mourinho kërkon këta tre sulmues (Foto)

  • 26 May 2017 - 22:54
Largohen Ibrahimovic e Rooney, Mourinho kërkon këta tre sulmues (Foto)

Jose Mourinho dëshiron ta forcojë sulmin për sezonin e ardhshëm

Prioriteti i Jose Mourinhos për sezonin e ardhshëm është sulmi dhe sipas “Daily Mail”, ish trajneri i Real Madridit tashmë ka tre sulmues në mendjen e tij.

Antoine Griezmann i Atletico Madridit, Andrea Belotti i Torinos dhe ai i Evertonit, Romelu Lukaku, janë tre sulmuesit që Mourinho i dëshiron në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm, për t’i zëvendësuar Zlatan Ibrahimovicin (që i skadon kontrata) e Wayne Rooneyn, i cili nuk është në planet e portugezit.

Tre sulmuesit që po i kërkon Jose Mourinho, kanë qenë shumë të rëndësishëm në skuadrat e tyre në sezonin që po lëmë pas.

Griezmann ka përfunduar sezonin me 26 gola në 53 paraqitje, Belotti ka shënuar 27 gola në 32 paraqitje për Torinon, derisa Lukaku e përfundoi sezonin me 25 gola në 38 paraqitje, i cili kërkohet edhe nga Chelsea.

Përveç këtyre tre sulmuesve, “SportWitness”, raporton se Mourinho është duke monitoruar edhe sulmuesin brazilian të Paris Saint-Germain, Lucas Moura.

 

(Kosova Sot)