FFK: Besa nuk do të përfitojë nga UEFA, paratë e Kupës së Kosovës i shkojnë Prishtinës

  • 30 May 2017 - 11:52
FFK: Besa nuk do të përfitojë nga UEFA, paratë e Kupës së Kosovës i shkojnë Prishtinës

Besa e Pejës edhe nëse e fiton Kupën e Kosovës ndaj Llapit nuk do të fitojë asnjë para nga UEFA.

E kjo pasi klubi nuk është regjistruar për garat evropiane, duke mos i përmbushur kështu kriteret e kërkuara.

“Besa edhe nëse e fitojnë Kupën nuk do të marrin para nga UEFA. Parat (200 mijë euro) do t’i shkojnë Prishtinës që do të luajë në gara evropiane”, thonë në FFK.

Prishtina është duke e pritur me interesim të madh finalen e Kupës së Kosovës, ku pa dyshim do të bëjë tifo për Besën.

Pejanët janë parë në javët e fundit shumë të interesuar që të fitojnë në këtë garë.

Ndeshja zhvillohet nesër në Riza Lushta.

 (Kosova Sot)