Punë e kryer: Morata në Milan (Foto)

  • 30 May 2017 - 12:49
Punë e kryer: Morata në Milan (Foto)

Morata duket gjithnjë e më afër Milanit

Alvaro Morata duket gjithnjë e më larg Real Madridit e më afër Milanit. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle “AS”.

Sipas AS, delegati i Milanit, Marco Fassone dhe drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli, do të udhëtojnë këtë të hëne në Madrid për të negociuar me Realin.

Pas e përfunduan sezonin në pozitën e gjashtë (Europa League), Mialni tashmë ka arritur marrëveshje personale me Moratan, i cili do të përfitojë tetë milionë euro në sezon në “San Siro”.

AS shkruan se Milani ka bërë gati 60 milionë euro për sulmuesin spanjoll, i cili është vetëm zgjedhja e dytë për Zinedine Zidane.

Trajneri francez preferon Karim Benzeman para Moratan dhe për këtë spanjolli nuk dëshiron të ulet në stol edhe sezonin e ardhshëm, që sipas Morata do t’i bashkohet shumë shpejt klubit italian.

Pavarësisht se ka luajtur më pak se Benzema, Morata ka shënuar më shumë gola, 20 dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit, pas Cristiano Ronaldos. 

(Kosova Sot)