Tiger Woods flet pas arrestimit

  • 30 May 2017 - 14:28
Tiger Woods flet pas arrestimit

Tiger Woods, kampioni i madh i golfit i arrestuar për pak orë nga policia amerikane mbrëmjen e të dielës në Florida, ka dalë me  një deklaratë për t’u mbrojtur nga akuzat, për abuzim me alkoolin.

Fituesi  më i madh i të gjithë kohërave në sportin e golfit sipas BBC në momentin e arrestimit ka reaguar keq ndaj policisë, si pasojë e efektit që i japin disa mjekime që po merr pas operacionit që kreu disa ditë më parë.

“E kuptoj se veprimet e mia nuk ishin aspak të hijshme dhe mbaj të gjitha përgjegjësitë mbi aktet e mia”, nënvizon fillimisht Tiger Woods.

“Dua ti bëj të ditur publikut të gjerë dhe të gjitha fansave të mi se alkoli nuk ishte shkaku i reagimit tim, aspak korrekt”.

“Ajo që ndodhi ishte reagim i papritur nga ana ime për shkak të mjekimeve që jam duke marrë të cilat japin efekte anësore tek unë, theksoi 41-vjeçari nga Kalifornia. Dua tu kërkoj falje të gjithëve për gjestet e mia veprime të tilla nuk do të përsëriten më nga unë, ju siguroj për këtë”, shtoi në fund Tiger Woods.

Kampioni i golfit u arrestua në Florida të Dielën në mbrëmje vetëm disa ditë pas operacionit të 4-t në vertbër të cilin e kreu për të lënë pas problemet dhe për t’iu rikthyer fushave të golfit.

 (Kosova Sot)