Liverpooli besohet se ka siguruar shërbimet e Solanke nga Chelsea (Video)

  • 30 May 2017 - 14:42
Liverpooli besohet se ka siguruar shërbimet e Solanke nga Chelsea (Video)

Kalimi i talentit të Chelseat, Dominic Solanke te Liverpooli duket se është çështje orësh.

Sipas The Times, 19-vjeçari nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me kampionat e Ligës Premier pasi nuk e shikon te ardhmen te Blutë.

Nisur nga kjo për atë kanë shfaqur interesim Red Bull Leipzig dhe Celticu, por sipas burimit të lartpërmendur ai ka zgjedhur Reds.

Sulmuesi është pjesë e Përfaqësueses së Anglisë U20 në Kupën e Botë që po mbahet në Korenë e Jugut.

Jurgen Klopp e dëshiron atë për skuadrën U23, por me kohën dëshiron pjesë edhe të skuadrës së parë. 

(Kosova Sot)