Ronaldo bisedon me Ramosin në telefon, ja çka i tha për largimin nga Reali

  • 19 June 2017 - 18:11
Ronaldo bisedon me Ramosin në telefon, ja çka i tha për largimin nga Reali

Cristiano Ronaldo ka biseduar me kapitenin Sergio Ramos dhe ia ka konfirmuar largimin nga Real Madrid

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo e ka shumë seriozisht largimin nga Real Madrid gjatë kësaj vere.

Këtë ai ia ka konfirmuar edhe kapitenit Sergio Ramos, i cili e kishte telefonuar për ta ditur të vërtetën rreth lajmeve të fundit.

Sipas ‘Golazo’, Ramos e ka telefonuar Ronaldon dhe ka kërkuar nga ai të vërtetën, ndërsa portugezi ia ka konfirmuar se dëshiron të largohet.

Ronaldo thuhet se është i mllefosur me drejtuesit e klubit, të cilët nuk e kanë mbrojtur sa duhet pas akuzave për evazion fiskal. 

(Kosova Sot)