‘Ronaldo është i lumtur në Real Madrid’

  • 19 June 2017 - 18:49
‘Ronaldo është i lumtur në Real Madrid’

Michael Ballack ka thënë se Cristiano Ronaldo është i lumtur në Real Madrid

Legjenda e Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Michael Ballack ka thënë se Cristiano Ronaldo zemërimin e ka të momentit dhe insiston se është i lumtur në Real Madrid.

Portugezi thuhet se dëshiron të largohet nga Real Madrid, sepse klubi nuk e ka mbrojtur ashtu siç duhet.

“Mendoj se është një situatë emocionale e momentit. Krejt çka mund të them është se ai po luan në një skuadër fantastike”, tha Ballack për Omnisport.

“Jam i sigurt se ai është i lumtur në Real. Për momentin është situatë e vështirë, por ka përvojën e duhur për të përballuar dhe për të gjetur një zgjedhje të mirë për vetën”.

“Real Madrid është skuadër fantastike dhe nuk e shoh Ronaldon në ndonjë skuadër tjetër për momentin”, tha në fund Ballack.

Për momentin për Ronaldon janë duke u interesuar Manchester United, PSG dhe Bayern Munich.

(Kosova Sot)