Gjermania e nis me fitoren në Kupën e Konfederatave (Video)

  • 19 June 2017 - 19:18
Gjermania e nis me fitoren në Kupën e Konfederatave (Video)

Gjermania ka mposhtur 3:2 Australinë, në ndeshjen e parë në Kupën e Konfederatave

Kombëtarja gjermane e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Kupën e Konfederatave, duke mposhtur Australinë me rezultat 3:2.

Golat në këtë ndeshje për Gjermaninë i shënuan Stindl 5, Draxler 44’ dhe Groetzka 48;, ndërsa për Australinë shënuan Rogic 41 dhe Juric 56’.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Pas kësaj fitoreje, Gjermania mban vendin e dytë në Grupin B me 3 pikë, aq sa ka edhe Kili në vendin e parë, që dje mposhti 2:0 Kamerunin. 

 

(Kosova Sot)