Lamtumirë Chelsea

  • 19 June 2017 - 20:37
Lamtumirë Chelsea

Bertrand Traore do të largohet nga Chelsea për të kaluar në Lyon

Sulmuesi i Chelseat, Bertrand Traore do të largohet gjatë kësaj vere nga Stamford Bridge, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Lojtari që sezonin e fundit ishte i huazuar në Ajax, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave, por më së shumti atë e dëshiron Lyon.

Skuadra franceze është gati që për shërbimet e tij të paguajë 20 milionë euro.

Përveç Traores, nga Chelsea gjatë kësaj vere pritet të largohen edhe disa lojtarë të tjerë, në krye me sulmuesin kryesor, Diego Costa. 

(Kosova Sot)