Gjermania dhe Kili ndahen në paqe në Kupën e Konfederatave

  • 22 June 2017 - 22:13
Gjermania dhe Kili ndahen në paqe në Kupën e Konfederatave

Gjermania dhe Kili kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.

Kombëtarja gjermane dhe ajo e Kilit nuk kanë mundur ta poshton asnjëra tjetrën në ndeshjen e dytë të Grupit B, pasi janë ndarë në barazim.

Goli i parë i ndeshje u shënua qysh në minutën e gjashtë ku ishte Alexis Sanchez, i cili shënoi për 1-0, pas një gabimi në mbrojtje të Shkodran Mustafit, dhe kaloi Kilin në epërsi.

Megjithatë, gjermanët arritën të kthehet në lojë në pjesën e parë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 41, ku Lars Stindl përfundoi një aksion të mirë të gjermanëve pas asistimit të Jonas Hector dhe dërgoi kombëtaret në pushim me barazim.

Në pjesën e dytë, të dy kombëtaret patën rastet e veta, por që asnjëra nuk arriti të gjej golin e fitores, dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë 1-1.

E gjitha që vlen të kthehet është lëndimi i mesfushorit me tipare mbrojtëse të Interit, Gary Medel, i cili u detyrua ta lë fushën e lojës në minutën e 71 pas një lëndimi të pësuar.

Pas kësaj ndeshjes, Gjermania dhe Kili prijnë së bashku në grupin B me nga katër pikë të mbledhura. 

(Kosova Sot)