Interi të pakënaqur me ofertën e Manchester Unitedit për Perisicin

  • 23 June 2017 - 18:39
Interi të pakënaqur me ofertën e Manchester Unitedit për Perisicin

Inter nuk është i kënaqur me ofertën për Ivan Perisicin prej 40 milionë euro nga Manchester United.


Sipas Calciomercato.com, agjenti i Perisic, shqiptari Fali Ramadani ka udhëtuar të premten për në Milano që t flas me drejtuesit e Interit.

Gjatë bisedimeve Ramadani e ka kuptuar se Nerazzurrët nuk do ta lirojnë lojtarin nën shifrën e 50 milionë eurove.

Suning Group edhe më herët kanë thënë se nuk do të ulën që të bisedojnë nëse kërkesat e tyre nuk përafrohen.

Walter Sabatini është në kërkim të përforcimeve dhe i duhen paratë për të ofruar lojtarë si Javier Pastore, Erik Lamela dhe Medhi Benatia. 

(Kosova Sot)