Piloti i Formula 1 përplaset keq në pistën e Bakut (Video)

  • 23 June 2017 - 19:40
Piloti i Formula 1 përplaset keq në pistën e Bakut (Video)

Kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku do të jetë mikpritës i garës së Formula 1.

Sot janë zhvilluar garat e provave të lira, ku u shkaktua një aksident me rastin e përplasjes për barriera të një piloti.

Por, fatmirësisht Sergio Perez është larguar pa u dëmtuar pas një përplasje të keqe në Grand Prix të Azerbajxhanit.

Meksikani pësoi aksident në pistën e qytetit të Bakus me rastin kur rrotat e pasme të bolidit u përplasën për barrierat.

Pilotin e bolidit Force India do ta shohim nesër në garat kualifikuese ndërsa të dielën besohet se do të jetë edhe në garën zyrtare.