“Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, por nuk i frikësohemi”

  • 23 June 2017 - 21:24
“Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, por nuk i frikësohemi”

Trajneri i Zelandës së Re thotë se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, por nuk duhet të fokusohen vetëm te ylli i Real Madridit.

Trajneri i Zelandës së re, Anthony Hudson, insiston nuk i frikësohen Cristiano Ronaldos dhe Portugalisë dhe do të tentojnë të fitojnë të shtunën.

Ai ka thënë se CR7 është lojtari më i mirë në botë, por të shtunën nuk duhet të fokusohen vetëm te ylli i Real Madridit.

“Ky turne është i rëndësishëm për ne, kështu që do të dalim në fushë për të marrë pikët e plota. Mezi po e presim këtë ndeshje”, tha fillimisht trajneri i Zelandës së Re.

“Për mua Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, por nëse Portugalia e pushon nesër atë – prapë kanë në skuadër lojtarë klasi”, shtoi Hudson.

“Kemi bërë gjithçka që është e mundur për ta ndalur Ronaldon, por mendoj se nëse e ndal Ronaldon nuk do të thotë se ia ke arrit qëllimit, pasi Portugalia ka Nanin, Ricardo Quaresman, lojtarë të shkëlqyer”, përfundoi Hudson. 

(Kosova Sot)