Ancelotti i shokuar, ja çfarë thotë pas humbjes nga Milani

  • 22 July 2017 - 19:49
Ancelotti i shokuar, ja çfarë thotë pas humbjes nga Milani

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munchen sot u mposht me rezultat të thellë 4-0 nga Milani i Montellas.

Trajneri i gjermanëve, Carlo Ancelotti ka mbetur i shokuar nga rezultati, dhe ka thënë se skuadra e tij nuk duhej të mposhtej aq thellë.

“Jam i befasour me rezultatin. Jam i dëshpëruar, pasi nuk patëm balancë në lojë dhe nuk laujtëm mirë. Kjo nuk duhej të na ndodhte”, tha trajneri italian.

“Kemi ende kohë deri në fillim të sezonit dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë”, përfundoi Ancelotti.

Bayerni ka humbur edhe në ndeshjen e parë miqësore ku u mposht në penallti nga Arsenali.

(Kosova Sot)