Casemiro: Neymar i mirëpritur te Reali

  • 25 July 2017 - 10:42
Casemiro: Neymar i mirëpritur te Reali

Casemiro beson se bashkëkombasi i tij, Neymar, është i mirëpritur te Real Madridi.

25 vjeçari po lidhet fuqishëm me një kalim te PSG që është gati ta aktivizojë klauzolën e tij prej 222 milionë eurosh.

“Është në dorën e Neymar që të vendosë për të ardhmen e tij”.

“Ai e di se çka duhet të bëjë. Pse ai nuk mund të luaj këtu me ne Real Madridi? Ai do të ishte i mirëpritur”.

“Unë nuk kam biseduar me Neymarin, por i dëshiroj më të mirën. Ai është lojtar i madh, unë kam shumë admirim për të”.

“Ai e di se çka po bën, prapa skenës ata janë mjaft të aftë, babai i tij është shumë i mirë dhe e di se çka po bën”.

“Nëse ai largohet nga Barcelona, i dua më t ëmirën. Nëse ai qëndron, po ashtu i dëshiroj të gjitha të mirat”, potencoi Casemiro.

(Kosova Sot)