Liverpooli refuzoi 80 milionë euro për Coutinhon, Barca përgatit ofertën e re

  • 25 July 2017 - 23:11
Liverpooli refuzoi 80 milionë euro për Coutinhon, Barca përgatit ofertën e re

 

Barcelona pritet të bëjë një ofertë të dytë për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, pasi klubi anglez e refuzoi ofertën e parë.

El Mundo Deportivo ka bërë të ditur se 25-vjeçari është ndër prioritetet e katalunasve dhe ata e duan në skuadër.

Blaugranët bënë një ofertë në vlerë prej 80 milionë eurosh, mirëpo Redsat e refuzuan atë dhe presin një ofertë më të lartë.

 (Kosova Sot)