Hasi nga Kosova e Shqipërisë bëhet “hero” në Greqi

  • 26 July 2017 - 16:07
Hasi nga Kosova e Shqipërisë bëhet “hero” në Greqi

Olympiacosi ia doli të fitojë në Beograd duke e mposhtur Partizanin 3-1 dhe këtë e bëri me një shqiptar në krye, Besnik Hasin nga Kosova e Shqipërisë.

Ndoshta gazetari që para pak ditësh i tha se Kosova është e Serbisë, tashmë do të stepet pak dhe nuk do të provokojë si më parë, pasi një trajner shqiptar e ka nisur mirë punën e tij me kampionët e Greqisë.

Vlerësimet e para kanë nisur, edhe pse nuk i bëjnë me shumë dëshirë elozhet, por “Gazetta.gr” e konsideron si fitore të Hasit atë ndaj Partizanit të Beogradit, transmeton Sportal.al.

“Besnik Hasi ishte njeriu kyç për fitoren në Beograd. Një fitore e parë personale, guxim për të marrë vendime të vështira, gjithçka meritë e tij”, shkruhet ndër të tjera në analizën e bërë.

Hasi nuk është pritur mirë dhe është provokuar gjatë gjithë kohës nga gazetarët prej se e ka marrë drejtimin e Olympiacosit.

(Kosova Sot)