Milan kërkon sulmuesin e Monacos

  • 26 July 2017 - 18:01
Milan kërkon sulmuesin e Monacos

Milan ka kthyer vëmendjen nga sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao

Drejtuesit e Milanit janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri dhe tashmë në listë ka hyrë edhe Radamel Falcao.

Kolumbiani ka kontratë me Monacon deri në vitin 2020, por në rast se vjen një ofertë e mirë për të, atëherë ai do të mund të largohej.

Falcao sezonin e fundit është kthyer në më të mirën e tij, duke shënuar 30 gola.

Në listën e MIlanit për sulm janë edhe sulmuesi i Fiorentinas, Nicola Kalinic dhe ai i Borussia Dortmundit, Perre-Emerick Aubameyang. 

(Kosova Sot)