Pas tre golave të pranuar, Chelsea e gjen rrjetën

  • 12 August 2017 - 17:37
Pas tre golave të pranuar, Chelsea e gjen rrjetën

Chelsea ka arritur t’ia shënojë një gol Burnleyt, në ndeshjen në të cilën i ka pranuar tre gola.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier e nisi keq sezonin e ri në kampionatin anglez duke i pranuar tre gola para tifozëve në Stamford Bridge.

Mirëpo, pas presionit të madh në gjysmën e dytë, ia arriti të shënojë një gol.

Transferit të ri, Alvaro Morata, nuk iu deshën shumë minuta në fushë për ta shënuar golin debutues në Ligën Premier.

Pas një harkimi të Willian, sulmuesi spanjoll arriti të realizojë me kokë (69’).

(Kosova Sot)