Pique e pranon: Neymari është i veçantë, nuk mund ta zëvendësojmë

  • 12 August 2017 - 20:55
Pique e pranon: Neymari është i veçantë, nuk mund ta zëvendësojmë

Pique e ka pranuar se kushdo që transferohet në “Camp Nou”, nuk do të arrijë të zëvendësojë Neymarin.

Neymar u transferua te PSG-ja në fillim të këtij muaji për 222 milionë euro, duke shtyrë kështu Barcelonën që të shpenzojë gjithashtu shifra marramendëse për sjelljen e emrave të rinj në “Camp Nou”.

Dembele dhe Coutinho janë emrat më të përfolur, që mund të transferohen në Barcelonë për më shumë se 200 milionë euro.

Por, mbrojtësi i katalunasve, Gerard Pique, mendon se aktualisht nuk ka lojtar në treg që do ta zëvendësonte Neymarin.

“Neymar është lojtar i veçantë. Një për një askush nuk është si ai, driblon me shumë lehtësi. Në vend se të mendojmë për ta zëvendësuar, ne duhet të tentojmë të bëhemi së bashku me të fortë, pasi aktualisht nuk ka në treg lojtar për ta zëvendësuar Neymarin”, ka deklaruar Pique.

(Kosova Sot)