Kaos dhe vdekje në linjën e trenit, Man Utd-West Ham mund të shtyhet? (Foto)

  • 13 August 2017 - 16:05
Kaos dhe vdekje në linjën e trenit, Man Utd-West Ham mund të shtyhet? (Foto)

Tifozët e West Hamit dhe Manchester United përballen me mungesë të tyre në hapje të sezonit të ri të Ligës Premier pasi mbetën të bllokuar në stacionin e trenit Euston në Londër për shkak të bllokimit të linjës hekurudhore ku një person ka gjetur vdekjen.

Përplasja mes Djajve të Kuq dhe Çekanëve do të zhvillohet sot (e diel) në stadiumin Old Trafford duke filluar nga ora 17:00.

Old Trafford pritet të jetë gjysmë i zbrazur!!

Por, raportet e mediave angleze që po qarkullojnë thonë se ka pasur fatalitet në linjën e trenave afër zonës së Milton Keynes.

Të gjithë trenat që largohen nga stacioni Euston janë vonuar dhe aktualisht nuk ka trena që shkojnë direkt në Mançester.

“Për shkak të shërbimit emergjent që merret me një incident midis Milton Keynes & Watford, të gjitha linjat janë të bllokuara”, është komunikata e agjencisë Virgin Trains që merret me linjën e trenave.

 

Tifozët që udhëtojnë në Teatrin e Ëndrrave nga Euston janë këshilluar që të bëjnë rrugën drejt Kings Cross dhe të ndalojnë në Leeds ose Sheffield, dhe pastaj të marrin tren nga atje për në Mançester.

Megjithatë, treni nuk do të hyjë në Leeds deri në orën 16:00, që do të thotë se pjesa më e madhe e stadiumin do të jetë e zbrazët gjatë pjesës së parë.

 

Trenat e Virgin kanë konfirmuar vdekjen e një anëtari të publikut në një seri të ‘cicërimave’ të Twitterit duke iu përgjigjur pasagjerëve të frustruar.

Radhë të gjata të njerëzve në stacionin Euston, ndër ta edhe tifozë

Ata i janë përgjigjur udhëtarëve: “Shërbimet janë vonuar për shkak të një fataliteti në linjë”.

Nuk ka ende fjalë nëse ndeshja në Old Trafford do të shtyhet, pasi Manchester United deri më tani nuk ka arritur të lëshojë një deklaratë, ndërsa West Ham i ka kërkuar mbështetësve të tyre të mbajnë përditësimin përpara lajmeve të fundit të udhëtimit.

(Kosova Sot)