Valverde në karrierën 16-vjeçare si trajner ka triumfuar vetëm një herë kundër Realit

  • 13 August 2017 - 16:07
Valverde në karrierën 16-vjeçare si trajner ka triumfuar vetëm një herë kundër Realit

Gjersa Barcelona bëhet gati për t’u përballur me Real Madridin në Superkupën e Spanjës, Ernesto Valverde do është plotësisht i vetëdijshëm për sfidën që e pret.

Por, ky do të jetë “el Clasico” i parë zyrtar për trajnerin e ri të katalonasve, Valverde, i cili ka triumfuar tashmë kundër Realit (3-2), por e cila ishte vetëm një miqësore.

Megjithatë, statistikat nuk flasin mirë për 53-vjeçarin në përballjet zyrtare me Los Blancos.

Spanjolli është takuar me Realin me skuadra të ndryshme në 20 raste, ku ka 13 humbje, gjashtë barazime dhe një fitore të vitit 2015 me Atletico Bilbaon (1-0).

Valverde ka rast që të përmirësoj bilancin negativ që nga ndeshja e sotme, e cila pritet të fillon në ora 22:00 në Nou Camp, për t’i lënë vend takimit të dytë në Santiago Bernabeu, i cili zhvillohet ditën e mërkure.

(Kosova Sot)