Sakho drejt largimit nga Liverpool

  • 20 August 2017 - 14:49
Sakho drejt largimit nga Liverpool

Mamadou Sakho nuk do të jetë një futbollist i Liverpoolit për stinorin e ri.

Mbrojtësi francez nuk është në planet e trajnerit Jurgen Klopp dhe tani gjermani ia ka konfirmuar këtë gjë.

Kësisoj ai do të largohet nga ‘Anfield’ për të nënshkruar me një skuadër të re ku mund të luajë rregullisht.

West Bromwich Albion mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me ish-anëtarin e PSG-së.

WBA ka ofruar rreth 15 milionë euro për transferimin e francezit por ende nuk ka përgjigje zyrtare nga ‘The Reds’.

Sakho ishte i huazuar vitin e kaluar në një tjetër skuadër angleze Crystal Palace.

Interesim javë më parë për 27-vjeçarin ka shprehur edhe gjiganti italian Roma. 

(Kosova Sot)