Kështu mund ta sigurojë Kosova pjesëmarrjen në Botërorin ‘Kinë 2019’ (VIDEO)

  • 20 August 2017 - 17:40
Kështu mund ta sigurojë Kosova pjesëmarrjen në Botërorin ‘Kinë 2019’ (VIDEO)
 

Janë 32 skuadra nga Evropa të cilat do të luajnë në kualifikimet për Botërorin 2019 në basketboll, aty ku tani bën pjesë edhe Kosova.

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll mbrëmë arriti të siguronte plasmanin në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, duke e mposhtur Estoninë

32 ekipet më të mira të Evropës, tani do të luajnë në fazën eliminatore për t’u kualifikuar tutje në Kampionatin Botëror, i cili zhvillohet në vitin 2019 në Kinë, nga të cilat 12 ekipe do të kualifikohen.

Ekipet do të ndahen në 8 grupe, të cilat do të kenë nga 4 skuadra, dhe ato do të ndeshen mes vete në takime si vendas dhe mysafir, ku gjithsej do të luhen 6 ndeshje.

Këto takime do të zhvillohen në nëntor të këtij viti, në shkurt dhe në qershor të 2018-ës, përcjell Gazeta Blic.

Top 3 ekipet nga secili grup do të progresojnë tutje në rundin e dytë, ku do t’i bashkohen tri skuadrava nga një grup tjetër.

Më pas, 6 ekipet nga secili grup do të luajnë një rund tjetër, ku përsëri do të ketë ndeshje si vendas dhe mysafir. Takimet e xhiros së dytë do të luhen në shtator dhe nëntor të 2018-tës, dhe në shkurt të 2019-ës.

Tri skuadrat e para nga katër grupet e fundit (të cilat do të kenë nga 6 ekipe), do të sigurojnë kualifikimin për Kampionatin Botëror Kinë 2019.

(Kosova Sot)