Seri flet për Barcelonën

  • 20 August 2017 - 18:28
Seri flet për Barcelonën

Seri thotë se nuk është në dijeni nëse agjenti i tij po bisedon me Barcelonën.

Mesfushori i Nices, Jean Michael Seri, thotë se nuk është në kontakte me askënd, pas raportimeve se është transferimit në Barcelonë.

Në një prononcim për ESPN, Seri tha: “Nuk jam në kontakte me askënd”.

“Jam i fokusuar në atë që duhet të bëj. Nëse agjenti im dhe Barcelona takohen dhe bisedojnë, unë nuk di asgjë për këtë”.

“Nëse ndodh, ndodh. Edhe më tej jam lojtar i Nices dhe do të shohim çfarë do të ndodhë ditëve në vijim”, u shpreh Seri.

Është raportuar se Barcelona do të paguajë klauzolën e Serit, 40 milionë euro (36.69 milionë funte).

(Kosova Sot)