Kalinic arrin te Milani, po i kryen testet mjekësore (Video)

  • 21 August 2017 - 20:05
Kalinic arrin te Milani, po i kryen testet mjekësore (Video)

Sulmuesi kroat Nikola Kalinic pritet ta mbyll transferimin e tij nga Fiorentina te Milani.

Sulmuesi kroat gjendet në ambientet e spitalit La Madoninna për t’i kryer testet mjekësore.

Pas përfundimit të testeve mjekësore ai pritet të nënshkruajë kontratë me kuqezinjtë.

Lojtari do të vijë si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Montella dhe Milani ishin në kërkim të një sulmuesi me eksperiencë dhe kroati duket se ua ka mbushur syrin, pasi e njeh mjaftë mirë Serien A. 

(Kosova Sot)