​UEFA: Këto janë ligat më të mira në Evropë, La Liga bindshëm e para (Foto)

  • 21 August 2017 - 21:43
​UEFA: Këto janë ligat më të mira në Evropë, La Liga bindshëm e para (Foto)

UEFA ka publikuar renditjen e re të ligave kombëtare, ku La Liga spanjolle është bindshëm më e mira

La Liga spanjolle edhe pas pesë sezoneve vazhdon të jetë liga më e mirë, fal sukseseve të skuadrave në garat evropiane.

La Liga prin renditjen e re të UEFA-s me 89 pikë, 26 më shumë se sa Bundesliga në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Premierliga më 62 pikë.

Superliga e Kosovës është në vendin e fundit të 55, kjo pasi në këtë renditje llogariten sukseset në pesë vitet e fundit, çka do të thotë se Kosova nuk ka pasur mundësi të arkëtojë asnjë pikë, përveç këtij fillim sezoni, ku ka marrë 0.3 pikë.

Ndërsa, Superliga e Shqipërisë renditet vetëm në vendin e 36’të. 

 

(Kosova Sot)