Barcelona vëzhgon dy yje në Bundesligë (Foto)

  • 22 August 2017 - 12:19
Barcelona vëzhgon dy yje në Bundesligë (Foto)

ërfaqësueses e Barcelonës në fundjavën e kaluar ishin në Gjermani

Drejtuesit e Barcelonës janë në vlugun e punëve para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Përveç Philippe Coutinhos (Liverpool), Ousmane Dembeles (Dortmund) dhe Jean Serit (Nice),  Barcelona po vëzhgon edhe lojtarë të tjerë.

Sipas Mundo Deportivos, përfaqësueses e Barcelonës në fundjavën e kaluar ishin në Gjermani, përkatësisht kanë shikuar ndeshjen mes RB Leipzig dhe Schalkes.

Klubi nga La Liga në këtë ndeshje ka vëzhguar: Leon Goretzka (Schalke) dhe Naby Keita (RB Leipzig).

(Kosova Sot)