Liverpooli nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sevillas në Anfield (Video)

  • 13 September 2017 - 22:44
Liverpooli nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sevillas në Anfield (Video)

Liverpooli nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve.

Reds ishim më të mirë në këtë takim, por shpërdoruan shumë.

Ndeshja filloi me golin e Wissam Ben Yedder në minutën e pestë, por rezultati u barazua me anë të Roberto Firminos në minutën e 21-të pas asistimit nga Alberto Moreno.

Mohamed Salah ishte ai që në minutën e 37-të i dha epërsinë Reds. Por, Firmino dëshpëroi në minutën e 42-të duke humbur penalltinë dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.

Golin e vetëm në pjesën e dytë e shënoi Joaquin Correa, i cili barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 72-të.

Pas këtij barazimit Liverpooli renditen e parë me një pikë, pastaj Sevilla, Spartaku i Moskës dhe Mariboi gjitha me nja një pikë në Grupin E.

Vlen të theksohet se në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Philippe Coutinho.

 

 

(Kosova Sot)