Tronditet futbolli malazez, portierin 33-vjeçar e ekzekutojnë gjatë stërvitjes

  • 17 September 2017 - 16:55
Tronditet futbolli malazez, portierin 33-vjeçar e ekzekutojnë gjatë stërvitjes

Një atentat me pasojë vdekjen ka tronditur ditën e djeshme futbollin malazez. Ish-portieri 33-vjeçar i skuadrës Kf Bokelj, Goran Lenac është qëlluar me arme zjarri gjatë stërvitjes dhe si pasojë ai gjeti vdekjen gjatë transportit për në spitalin e Kotorit.

Lenac ishte aktivizuar në radhët e Bokej në Ligën e Dytë të Malit të Zi dy vite më pare dhe aktualisht ishte një lojtar i lirë. Sipas mediave vendase autori i vrasjes u largua pa lënë gjurmë, pasi e njihte shumë mirë territorin.

(Kosova Sot)