Lëndohet Neuer

  • 18 September 2017 - 17:17
Lëndohet Neuer

Manuel Neuer është lënduar në stërvitjen e sotme të Bayern Munichut

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich ka njoftuar se Manuel Neuer ka lënduar këmbën e majtë në stërvitjet e sotme.

Gjermani nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme ndaj Schalkes, pasi do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

“Manuel Neuer është lënduar këmbën e majtë në stërvitjet e së martës dhe nuk do të luajë në ndeshjen e së martës ndaj Schakes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Neuer para një muaji është kthyer nga një tjetër lëndim që kishte pësuar në fund të sezonit të kaluar. 

(Kosova Sot)