Në Francë kanë zbuluar mënyrën se si ndalet Neymari, Tete e bëri (Video)

  • 19 September 2017 - 11:49
Në Francë kanë zbuluar mënyrën se si ndalet Neymari, Tete e bëri (Video)

Neymar është emri më i përfolur i momentit në botën e futbollit.

Jo vetëm për transferimin 220 milionësh gjatë verës nga Barcelona te Paris Saint Germaini, por edhe për zënkën e vogël që kishte në fundjavën e fundit me Edison Cavanin në derbin ndaj Lyonit.

Për aftësitë e Neymarit është kot të flasim pasi braziliani është një nga më të mirët.

Por, në ndeshjen e fundit ai hasi në disa vështirësi të theksua, e gjitha kjo pasi Kenny Tete e markoi në mënyrë të përsosur.

 

Mbrojtësi holandez e ndali disa herë brazilianin në duele një me një, duke i treguar të gjithëve se si ndalet ish-ylli i Barçës.

(Kosova Sot)