Mësohet sa do të mungojë De Sciglio

  • 19 September 2017 - 12:38
Mësohet sa do të mungojë De Sciglio

De Sciglio do të mungojë nga tre deri në katër javë.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Mattia De Sciglio pritet të mungojë nga tre deri në katër javë, teksa mësohet se mbrojtësi i Juventusit nuk e ka thyer kyçin e këmbës.

Lojtari u lëndua në humbjen 3:0 në “Camp Nou” nga Barcelona.

Në fillim u mendua se lojtari ka thyer kyçin, por “Gazzetta dello Sport” mëson këtë mëngjes se De Sciglio vetëm e ka ndrydhur kyçin e këmbës dhe do të rikthehet në fushë pas tre ose katër javësh.

(Kosova Sot)