​Operohet Dembele

  • 19 September 2017 - 18:13
​Operohet Dembele

Ousmane Dembele është operuar me sukses te doktori Sakari Orava në Finlandë

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele është operuar me sukses, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Getafes.

Lojtari ka çarë bicepsin femor të këmbës së djathtë, duke u detyruar kështu të operohej.

Dembele sot është operuar me sukses në Finlandë nga doktori, Sakari Orava.

Nga sot fillon faza e rikuperimit, ndërsa lojtari pritet që të kthehet pas katër muajsh, saktësisht në janar të vitit 2018.

(Kosova Sot)