Zeneli dy gola për shtatë minuta me Heerenveenin (Video)

  • 20 September 2017 - 20:53
Zeneli dy gola për shtatë minuta me Heerenveenin (Video)

Vazhdon shkëlqimi i Arbër Zenelit me Heerenveenit.

Pas paraqitjeve të mira dhe golave në ligën holandeze, shqiptari nga Kosova ka shënuar edhe në kupën e ligës, KNVB Beker.

22-vjeçari së pari shënoi në minutën e tetë, pastaj edhe në minutën e 15-të.

Heerenveeni pjesën e parë ndaj Excelsior e ka mbyllur me rezultat 0-2.

Më poshtë keni njërin nga gola, kurse pas pak dhe tjetrin. 

(Kosova Sot)