​Beckham në rrezik, Shaqiri gati të ia rrëmbej rekordin e madh të Premierligës

  • 21 September 2017 - 23:51
​Beckham në rrezik, Shaqiri gati të ia rrëmbej rekordin e madh të Premierligës

Xherdan Shaqiri pritet të thyej rekordin e madh të David Beckham, për golat e shënuar jashtë zonës së 16 metërshit

Legjenda e Manchester Unitedit, David Beckham shumë shpejtë mund të shoh rekordin e tij të jashtëzakonshëm të thyhet në Premierligë.

Beckham së bashku me Tugay kanë shënuar në mënyrë të njëpasnjëshme nga tetë gola jashtë zonës së penalltisë.

Por, këtë rekord mund ta thyej ylli i Stok Cityt, Xherdan Shaqiri, i cili tashmë jashtë 16 metërishit radhazi ka shënuar 6 gola.

Futbollistit nga Gjilani i duhen edhe dy gola për të barazuar rekordin, pse tre për ta mbajtur i vetëm.

Golin e fundit nga largësia Shaqiri e shënoi në humbjen 2:1 nga Newcastle.

(Kosova Sot)