Valverde: Nuk e di si do ta menaxhojë Reali krizën

  • 22 September 2017 - 18:19
Valverde: Nuk e di si do ta menaxhojë Reali krizën

Valverde beson se Real Madridi është në krizë.

Pas pesë xhirove në La Liga, Real Madridi është shtatë pikë prapa Barcelonës dhe sipas të gjithëve edhe zyrtarisht “Los Blancos” janë në krizë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, mendon të njëjtën gjë për ekipin e Zinedine Zidane, teksa befasoi të gjithë duke thënë se rivalët e tyre tani janë Sevilla e Atletico.

“Reali është shtatë pikë prapa, por unë jam duke shikuar Sevilan dhe Atleticon”, tha Valverde.

“Reali në krizë? Nuk e di se si do ta menaxhojnë ata krizën. Ne ishim në situatë të ngjashme muaj më parë. Ka edhe shumë muaj garë dhe unë kujdesem vetëm për ekipin tim”, u shpreh Valverde. 

(Kosova Sot)