Ronaldo harron humbjen shokuese nga Betisi

  • 22 September 2017 - 19:26
Ronaldo harron humbjen shokuese nga Betisi

Ronaldo ka harruar humbjen nga Betisi dhe i gjithë fokusi është te Alavesi.

Real Madridi u shokua në “Santiago Bernabeu” duke u mposhtur 0:1 nga Real Betisi, që ka mbetur shtatë pikë prapa Barcelonës.

Kjo ishte ndeshja e parë për Cristiano Ronaldon pas suspendimit, teksa duket se tashmë e ka harruar turpërimin në “Bernabeu” dhe po mendon vetëm për sfidën me Alavesin.

“Të shkojmë ekipi”, ka shkruar Ronaldo në “Instagram”, duke treguar se pavarësisht humbjes dhe shtatë pikëve diferencë me Barcelonën, atmosfera vazhdon të jetë pozitive në kampion e “Los Blancos”.

(Kosova Sot)