Conte: Bakayoko i gatshëm për Stoke Cityn

  • 22 September 2017 - 19:32
Conte: Bakayoko i gatshëm për Stoke Cityn

Tiemoue Bakayoko do të jetë i gatshëm për sfidën e ardhshme të Chelseat.

Kjo e fundit nesër do të takohet me skuadrën e Stoke Cityt, ku luan edhe mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri.

Francezi kishte pësuar disa ditë më parë një aksident me veturën Mercedes, duke dal jashtë rrugës dhe goditur disa pemë.

Por, trajneri i The Blues, Antonio Conte ka pohuar se gjithçka është në rregull me mesfushorin dhe do ta shohim në sfidën e xhiros së gjashtë të Ligës Premier.

“Bakayoko është i aftë. Ishte një aksident i vogël. Ai është i aftë dhe në dispozicion për lojën me Stoken.

“Të gjithë lojtarët janë në dispozicion për nesër, përveç Danny Drinkwater. Ai vazhdon të punojë për t’u shëruar nga lëndimi”, tha Conte.

Ndryshe, Chelsea aktualisht zë pozitën e tretë të ligës elitare angleze ndërsa Stoke gjendet në vendin e 13. 

(Kosova Sot)